Fino zbulon faturat e majme: FSHF, harem me paratë dhe djersën e klubeve që investojnë me sakrifica

Fino zbulon faturat e majme: FSHF, harem me paratë dhe djersën e klubeve që investojnë me sakrifica

Kandidati për kreun e FSHF-së, Bashkim Fino, i cilësoi përpjekje për të manipuluar opinionin publik shifrat e buxhetit vjetor dhe shpenzimeve, të bëra publike një ditë më parë nga sekretari i përgjitshshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.  Në një status në “Facebook”, Fino shprehet se “dëshira për të ndihmuar shefin të shtyn të bësh veprime qesharake”, ndërsa thekson se në lidhje me shpenzimet e Federatës nuk u provua asgjë me faturë. Duke sjellë shembuj të tjerë të “luksit me paratë e klubeve të futbollit”, Fino thekson se prova të tjera të abuzimeve financiare të kësaj natyre do të sillen në ditët në vijim.

Statusi i Finos

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, tentoi të manipulojë për herë të dytë opinionin publik me shifrat dhe abuzimet e FSHF-së. Dëshira për të ndihmuar shefin, ndonjëherë të shtyn edhe në gabime qesharake. Por, për t’i treguar zotit Shulku, ashtu si edhe opinionit publik, shifrat e përmendura nga ana ime janë mëse të vërteta. Aq më tepër, që sekretari i FSHF-së, lexoi diçka në letër, pa treguar asnjë faturë si provë…

- Shulku gënjen kur thotë se 60% të pagesave për kompaninë “VAS TOUR” ka qenë për organizimin dhe akomodimin e “EURO 2016”. Për ta ditur sekretari i FSHF-së dhe opinioni publik saktësisht janë si më poshtë:
• Janë paguar 373 milionë lek (të vjetër) për periudhën janar-maj 2016
• Janë paguar 170 milionë lek (të vjetër) për muajin qershor 2016
• Janë paguar 49 milionë lek (të vjetër) për muajin korrik
• Janë paguar 392 milionë lek (të vjetër) për periudhën gusht-dhjetor 2016

(Pra, nuk ka lidhje 60% me Euro 2016)

Për t’i shpjeguar më tepër, i ka paguar shoqërisë zvicerane “KUONI” 75 milionë lek në gusht dhe 96 milionë lek në mars 2016, për akomodime (para dhe pas Europianit)

- Sa i përket deklaratës së buxheti në vitin 2016 ka qenë 7.1 milionë euro, i kujtoj se të ardhurat gjithëpërfshirëse për vitin kalendarik 2016 janë 32 miliardë e 928 milionë e 590 mijë lekë (të vjetër) dhe shpenzimet janë 26 miliardë e 40 milionë e 65 mijë lekë (të vjetër) (të marra nga pasqyrat financiare të publikuara nga vetë FSHF)

- Për kompaninë “Top Al”, Shulku thjesht konfirmoi shifrën time, por nëse unë e thashë në lek, ai e konvertoi në euro.

- Për shpenzimet e “Tropikal” nuk reagoi aspak

Duke qenë se nuk paska informacionin e duhur dhe duke qenë se ka qenë një mbrojtës në karrierën si futbollist, mendoj se sapo bëri një “autogol” me shifrat.

Gjithsesi, po i zbuloj edhe disa fatura të tjera milionere që Armand Duka ka shpenzuar për luks me paratë e klubeve të futbollit. Që vetë aktorët e futbollit, të kuptojnë se si paratë që vijnë për ta, shkojnë për bileta, akomodime, apo edhe për dreka e darka:

- Në vitin 2015, kompania “VAS TOUR” ka marrë plot 781 milionë lek (të vjetër) për bileta avioni dhe akomodim (kujtoj që nuk ka pasur kampionat europian).

- Resorti “Tropikal” ka marrë 172 milionë lek (të vjetër)

- Kompania “PLUS” ka marrë 43 milionë lek (të vjetër)

- “Gustoso” ka marrë 52 milionë lek (të vjetër) për dreka, në vetëm 4 fatura

Harem me paratë dhe djersën e klubeve që investojnë me sakrifica...

Dosjet e abuzimeve janë hapur. Prisni të tjera...

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy