Muzeu Kadare në qytetin e Gjirokastrës vazhdon edhe gjatë stinës së dimrit të mirëpresë vizitorë dhe të shërbejë si qendër e organizimit të aktiviteteve kulturore dhe artistike.
Tashmë shtëpia e lindjes së korifeut të letrave shqipe është pikë referimi jo vetëm për turistët por edhe për shkrimtarët dhe studiuesit të cilët promovojnë libra dhe botime të ndryshme.

Studiuesi Ksenofon Krisafi ka përmbledhur në një libër kujtimet e ish-mësuesve dhe ish-nxënësve të gjimnazit më të madh emblematik të Gjirokastrës “Asim Zeneli” në 100-vjetorin e çeljes së kësaj shkolle, botim që u promovua në mjediset e Muzeut “Kadare”.
Këto aktivitete synojnë gjallërimin e jetës kulturore në qytetin e gurtë në stinën e dimrit gjë e cila i shërben vendasve dhe të gjithë letrarëve të cilët mund të kenë një vend për të bërë promovimet e tyre.



