Rita Ora shfaqet mahnitëse në Sheshin Skënderbej: Shqipëria në gjakun tim, Kosova në venat e mia

Rita Ora shfaqet mahnitëse në Sheshin Skënderbej: Shqipëria në gjakun tim, Kosova në venat e mia

Tepër e emocionuar dhe rrëzëlluese si gjithnjë është shfaqur këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, në skenën e Sheshit “Skënderbej”, mbrëmë teksa ku e përlotur ka falënderuar të gjithë të pranishmit, të cilët janë mbledhur për ta ndjekur në performancat e saj.

Me një veshje gjysmë transparente të zezë, ku pjesë përbërëse kanë edhe motivet popullore shqiptare të gërshetuara me flamurin shqiptar, Ora dhe trupa e saj e saj e baletit kanë elektrizuar gjithë të pranishmit që në fillim të koncertit muzikor, i cili ka mbledhur me mijëra qytetarë në shesh.

Artistja tashmë e ka kthyer në zakon që të kërcejë vallen e Tropojës me muzikën e valles në sfond.

Por një moment që nuk kaloi pa u vënë re gjatë performancës së saj ishte kur tha: “Albania in my blood, Kosova in my vens (Shqipëria në gjakun tim, Kosova në venat e mia)”.

Kështu ajo dha një mesazh për të gjithë, se nuk do ta harrojë kurrë Shqipërinë dhe se do të kthehet sërish për shqiptarët që e duan muzikën e saj.

Më pas Rita Ora bëri postime në Instagram duke thënë se ishin rreth 30-40 mijë persona, të cilët i falenderon publikisht për praninë.

Ishte shfaqja më e mirë që kam pasur ndonjëherë. Bëra shumë qejf. Faleminderit atyre që erdhën të më shohin, më thanë se ishin 30-40 mijë njerëz. Dhe mirupafshim. Do kthehem sërish. Faleminderit shumë, ju du.  

Në koncertin e mbrëmshëm performuan edhe këngëtarë si Semi Jaupaj, Ronela Hajati, Kida dhe Efi Gjika.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy