Avokatët penalistë nisin bojkotin 5-ditor të seancave (VIDEO)

Avokatët penalistë nisin bojkotin 5-ditor të seancave (VIDEO)

Avokatët penalistë kanë nisur bojkotin 5-ditor të seancave, pas vendimit të Dhomë së Avokatisë, pas arrestimit të avokatit Uljan Bajrami. Gazetari Besmir Pula në një raportim për Mcn Live bën me dije se avokatët s’janë paraqitur në seancat gjyqësore që s’kanë karakter të ngutshëm. Ndërkaq janë kërkuar masa për oficerët e policisë gjyqësore që arrestuan avokatit. 

 

Avokatët penalistë që janë njohur me vendimin e Dhomës së Avokatisë që nga 20-25 tetori s’do marrin pjesë në seanca gjyqësore në shenjë bojkoti pas arrestimit të avokatit Uljan Bajrami. Nga një vëzhgim më bëhet me dije se vendimi është zbatuar, ku avokatët s’janë paraqitur në seanca gjyqësore që s’kanë karakter të ngutshëm. Siç më bëjnë me dije përfaqësues të avokatëve penalistë kanë kërkuar masa urgjente për oficerët e policisë gjyqësore që kanë kryer veprimin, pasi s’ka patur kallëzim nga gjykata dhe prokurori për ndalimin e Uljan Bajramit. Avokatët kanë kërkuar përditësim të legjilsacionit nga Ministria e Drejtësisë për mbrojtjen e avokatëve. Kanë kërkuar nga ILD për trajtimin e situatës. I janë drejtuar edhe KLP dhe KLGJ që avokatët të jenë të respektuar në sallën e gjyqit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy