Një vatër zjarri ka përfshirë Malin e Thatë mbi Liqenin e Pogradecit mesditën e kësaj të marte.
Sipas pamjeve që ka siguruar MCN duket se zjarri po përhapet mbi masivin me shkurre si pasojë e favorizimin nga era.
Zjarri është në kufi me Parkun Kombëtar të Galiçicës dhe po punohet për izolimin e tij.
Drejt vendngjarjes janë nisur punonjës të zonave të mbrojtura dhe emergjencat, por ndërhyrja është shumë e vështirë pasi terreni është malor dhe i thyer.



