Palmer: Rusia do kaos në Ballkan, të hapen negociatat për Shqipërinë e MV

Palmer: Rusia do kaos në Ballkan, të hapen negociatat për Shqipërinë e MV

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer lëshon sërish alarmi për rrezikun rus. Sipas zyrtarit të lartë amerikan, Moska synon të krijojë kaos dhe tension në vendet e rajonit.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në Sofje, Palmer tha se SHBA-ja është e shqetësuar për qëllimet dhe aktivitetet e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

“Ne jemi të shqetësuar për qëllimet ruse në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Rusia preferon një Ballkan Perëndimor që është i ndarë, që ka elemente kaosi, një zonë ku rusët mund te krijojne tension për ta përdorur si një pykë midis Ballkanit Perëndimor dhe bashkësisë ndërkombëtare”.

I derguari i Uashingtonit thekson se Shtetet e Bashkuara kanë shpresa të mëdha që Bashkimi Evropian do të fillojë bisedimet e pranimit muajin e ardhshëm  me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë, vitin e kaluar, Këshilli Evropian ka dështuar t’i ndajë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë datën e negociatave për anëtarësim në BE.

Por, Palmer, duke folur për Radion Evropa e Lirë tha se shpreson shumë që për këtë çështje të vendoset në muajin mars dhe që përgjigjja të jetë “po”.

“Ne mendojmë se të dyja vendet kualifikohen me meritë. Mendojmë se është një sinjal i rëndësishëm që duhet t’i dërgohet rajonit. Mendojmë se është thelbësore që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të kenë rrugë të qartë evropiane dhe perspektivë evropiane”, tha Palmer.

Ai tha se SHBA-ja ka një vizion për Ballkanin Perëndimor dhe se ai është një vizion pozitiv.

“Një vizion për një rajon në paqe me veten, në paqe me fqinjët, i qëndrueshëm, i begattë dhe i integruar në familjen evropiane të kombeve. Ky nuk është vizioni i Rusisë”, tha Palmer.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy