Masakra e Moskës, Gashi: Të arrestuarit koka turku, Putin do t’i bëjë luftë ekzemplare FSB-së

Masakra e Moskës, Gashi: Të arrestuarit koka turku, Putin do t’i bëjë luftë ekzemplare FSB-së

Pedagogu i shkencave politike, Shpend Gashi, për masakrën e Moskës, ku në një sallë ku do të mbahej koncert u hap zjarr dhe u vranë 145 persona dhe u plagosën rreth 150 të tjerë, thotë se terrorizmit nuk ke çfarë ti bësh, pasi mund të jenë kudo.

Ti nuk ke se si ta vëzhgosh apo monitorosh në një vend që është duke bërë operacion special në Ukrainë, por de fakto është në luftë.

Është e vërtetë që është goditur në zemër të Rusisë, një nga përgjegjësitë më të mëdha e ka kryetari i FSB (Shërbimi Rus i Sigurisë), i cili e kishte siguruar Kremlinin se në rrezen 24 kilometër katrorë nuk kishte rrezik dhe në momenti që ka ndodhur, teatri Crocus është lënë jashtë vijës së perimetrit të sigurisë.

Gjithë pikëpyetja është pse FSB nuk ka inteligjencë operative. Lufta që ka për ti bërë Putini FSB-së, do të jetë ekzemplare.

Tradhtinë nuk e falim dhe gjaku do të bëhet lumë. Ata që u kapën nuk janë as në parametrat fizik të atyre personave që u kapën atje.

Këta janë koka turku që priten vetëm për tu dorëzuar.

Duke folur në emisionin “Scolling” të Arian Çanit në MCN TV, Gashi tha se Rusinë nuk e çan dot në kufi me Ukrainën, por mund ta godasësh në zemër.

Ti e paske pasur aftësinë për ti lokalizuar se ku janë këta terroristët dhe ti nuk i parandalove dot.

Si FSB i ka gjetur 15 kilometër larg Ukrainës?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy