
Nga studio e lajmeve në mcn Live analisti Shpëtim Nazarko deklaroi se duqhet të jemi të lumtur me procesin e Berlinit sepse fshiu të gjithë Ballkanin e Hapur. Ai tha se për këtë duhet t’i jemi ‘falenderues’ Ramës sepse vuri në alarm atë që kishte premtuar dikur Merkeli për ta realizuat më shpejt Scholz.
Nëse e shikon me sy pozitiv për marrëveshjet në Berlin përpjekjen e qeverisë shqiptare do i japësh pikë Ramës do thuash që shpëtoi dhe vuri në alarm atë që kishte premtuar dikur Merkeli për ta realizuat më shpejt Scholz. Pastaj duhet thënë që gjermanët nuk i lënë asnjëherë punët e mëdha në mes, duhet të jemi të gëzuar nga kjo histori, marrëveshjet e Ballkanit të hapur do ishin një dëm. Në një Ballkan ku dihet që respektohen pak rregullat e lojës po të bënin një Ballkan me rregullat e Ramës, Vuçiç do rrezikoheshim më shumë. Duhet të jemi të lumtur me procesin e Berlinit sepse fshiu të gjithë ballkanin e hapur dhe lavdërojmë Ramën se me gjestin që bëri i tërhoqi veshin Scholz. Në këtë rast dhe Kurti dhe të tjerët që rinin larg do vihen në linjë me procesin e Berlinit.
Më tej, Nazarko e cilësoi kryeministrin Rama si mjaft të dobët në kancelari, ndërsa theksoi se ai nuk arrin të bëj dot dallimin mes një politikani dhe një shtetari.
Rama është një nga udhëheqësit që ata që se duan thonë që marketon, por ai padiskutim ka filluar ta teprojë në këtë histori sepse ka një dobësi shumë të madhe të brendshme, Rama është i dobët në kancelari dhe duke qenë udhëheqësi i një vendi ballkanik mendon se mund ti zgjidhë këto me akrobacira dhe formë. Por, po nuk vajte me stafe të mëdha maksimumi mund të shkaktosh te tjerët sa djalë i këndshëm është ky. Rama reflekton një nga dobësitë e shtetit shqiptar se nuk bën dot dallimin e politikanit dhe shtetarit. Nëse flas në këtë sens do e ndaja periudhën e Ramës në dy pjesë. 2013 -2017 do thoja që është e mirë sepse përfundoi ato që la përgjysmë qeveria Berishës dhe 2017-2022 që reflekton dobësinë e një njeriu që nuk reflekton shtetarin por një politikan.



