
Në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, erdhi sot dashuria e Dorina Kallavarjes, një nëne vetushqyese e cila rrit një vajzë të sëmurë, dhe takimit me Florenc Duken, i cili e përkrah në masë të madhe.
Ajo thotë se nuk donte lidhje sepse mendonte se askush nuk do ta kuptonte për vajzën e sëmurë, por u gabua që në momentin e parë të takimit me të riun.
Më kanë paragjykuar shumë për vajzën e sëmurë, kanë shkuar deri aty sa pas divorcit më thonin si do e rrisësh ti këtë, bëja ndonjë gjë që të mos jetojë.
Unë në fakt e kisha hapur portën e vështirësisë dhe kisha para një rrugë të gjatë të cilën do ta mbaja në shpatullat e mia, dhe për të cilën nuk jam pishman.
Florenci më kishte shkruar para tre muaje dhe unë ja leja seen. Kur u takuam dhe u dashuruam, njerëzit më gjykonin se si ka mundësi që ia të mori ty, fusnin punët ne hundët e mia.
Por unë Florit i kam thënë që në ditën e parë që ti e di historinë e vajzës sime, por ai më ka përkrahur dhe nuk i ka interesuar asnjë paragjykim.
E falënderoj pafund për mbështetjen jashtë mase, ka qenë një mbështetje për mua dhe Adoren, është e rrallë të vij dikush të të bëhet kaq i afërt sidomos me një fëmijë si Adora, dhe kjo nuk e ka penguar të jetë afër nesh.
Nga ana e tij Florenci, thotë se përkrahjen e tij ndaj Dorinës dhe Adores do të jetë deri në fund të jetës.
Unë Dorin e kam njohur prej postimit në rrjete sociale me vajzën e saj dhe e shikoja si femër të fortë.
Ajo ma kishte lënë me ditë të tëra ‘seen’ mesazhin, por unë vazhdoja ti shkruaja, pastaj pas disa kohësh u afrua dhe ja ku jemi bashkë sot.
Prindërit e mi kanë qenë përherë përkrahje dhe i atyre nuk u ka interesuar çfarë histori ka prapa, por çfarë njeriu është.
Adora është një fëmijë që më ka bërë për vete, që në momentin e parë që e kam shikuar më ka buzëqeshur dhe mbështeti kokën dhe vetëm qeshte, ajo të fal vetëm dashuri.
Do u afrojë deri në fund të jetës dashuri për to.



