Zjarr në një spital në Gjermani, një i vdekur dhe 6 të plagosur rëndë

Zjarr në një spital në Gjermani, një i vdekur dhe 6 të plagosur rëndë

Një person ka humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri të rënë mbrëmjen e së enjtes në një spital në qytetin gjerman Uelzen, në jug të Hamburgut në Saksoninë e Ulët.

Gjashtë persona janë të plagosur rëndë me dëmtime të rrezikshme për jetën dhe shumë të tjerë me lëndime të lehta, saktësojnë autoritetet.

Zjarri shpërtheu në orën 22:45 dhe në momentin që mbërriti personeli i shërbimeve të urgjencës, flakët dhe shtëllunga të shumta tymi ishin të dukshme në katin e tretë, sipas policisë.

U dëgjuan thirrje për ndihmë nga ndërtesa dhe spitali u evakuua sapo zjarri u vu nën kontroll. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, i cili llogaritet të ketë shkaktuar dëme mbi një milion euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy