
Sezoni i Virgjëreshës është një kohë kur ne të gjithë kërkojmë ndryshime, duam të jemi produktivë dhe vendosim objektiva për vjeshtën që fillon dhe dimrin që afrohet.
Edhe pse ndjenja e optimizmit dhe e forcës pushton çdo shenjë të horoskopit, në mënyrë të veçantë janë tre shenja të cilat do ta kenë shumë të vështirë këtë shtator, veçanërisht nëse dëshirojnë të bëjnë ndryshime ose përmirësime drastike në jetën e tyre. Ata do të përballen me rënien e niveleve të tyre të energjisë dhe do të përpiqen të përmirësojnë jetën e tyre të përditshme.
Dashi
Ngjarjet e paparashikuara dhe të papritura mund të mos ju shqetësojnë shumë, pasi ju pëlqejnë aventurat, por ky muaj, ju çon në një qasje krejtësisht të ndryshme ndaj jetës. Si shenjë zjarri, kjo periudhë e orientuar drejt detajeve ju ngatërron. Megjithatë, kjo do t’ju lejojë të organizoheni në një mënyrë që është logjike dhe efikase. Ndërsa kundërshtia e Mërkurit do të sjellë disa vështirësi në komunikim, ai do t’ju ndihmojë të planifikoni jetën tuaj të përditshme dhe t’i jepni fund disa çështjeve që ju kanë shqetësuar. Emocionet do ju pushtojnë gjatë hënës së plotë ndaj përgatituni për momente plot tension, por edhe pastrim emocional.
Binjakët
Këtë muaj mund të ndiheni më të ndjeshëm se kurrë. Në fund të fundit, Dielli është në shenjën e Virgjëreshës dhe favorizon sferën e familjes dhe shtëpisë. Nevoja për t’u rikthyer në rrënjë do të jetë e fortë, megjithëse kjo rilidhje me të vjetrën mund të sjellë përsëri traumat për të cilat mendonit se kishit luftuar. Më 9 shtator, planeti juaj sundimtar, Mërkuri, kthehet në retrogradë dhe aktivizon sferën e romancës dhe kënaqësisë. Ky pozicion mund të zvogëlojë kreativitetin tuaj. Përpiquni të qëndroni të sjellshëm me veten dhe mbani mend se frymëzimi vjen në valë për ju. Gjatë ndikimit të Mërkurit, mund të ketë edhe ndonjë flirtim ose dashuri me shikim të parë, vetëm kini kujdes se ku e jepni zemrën tuaj.
Peshorja
Ky muaj do të jetë një eksperiencë e egër për ju. Do të ndiheni të lodhur dhe me më pak energji, si dhe do të jeni veçanërisht të ndjeshëm. Prandaj do të ishte mirë të shmangni situatat dhe njerëzit toksikë. Mërkuri kthehet në retrogradë në shenjën tuaj më 9 shtator, gjë që mund të çojë në një krizë të madhe identiteti. Pyesni veten se kush jeni dhe veten nëse keni arritur atë që dëshironi. Të kujtuarit se nga ke ardhur dhe sa larg ke arritur mund të ndihmojë në luftimin e kësaj ndjenje. Hëna e plotë në datën 10 shtator do t’ju kujtojë se ndryshimet nuk ndodhin brenda natës dhe se vetëbesimi ndërtohet hap pas hapi.



