Ironia e Ramës: Mund të ofrojmë edhe turizëm protestash

Ironia e Ramës: Mund të ofrojmë edhe turizëm protestash

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në çeljen e aktivitetit turistik “Festat lokale 2019” në Ishull Lezhë.

Në fjalën që mbajti para të pranishmëve, duke falënderuar mikpritësit e një pike turistike shumë të njohur (por, sipas tij të fshirë për një kohë të gjatë nga harta për arsye që dihen) ai tha se edhe pse turizmi qe i rrallë asokohe, Shqipëria kishte një kalendar aktivitetesh që në vitin 1920. Sipas, tij pavarësisht dëmeve të bëra në të shkuarën, risjellja e këtij kalendari pas afro 100 vjetësh ishte një domosdoshmëri për rimëkëmbjen e turizmit.

Kryeministri tha se shifrat e katërmujorit të parë janë inkurajuese. Numri i turistëve nordikë është rritur me 25% dhe ai i turistëve polakë me 40%.

Ndër të tjera ai shtoi se “shifrat në rritje, po na japin të drejtë për kapacitetin e jashtëzakonshëm që ka si potencial për ekonominë turizmi dhe për faktin se nxitja e tij është shumë më komplekse se rrëfimi i një vendi me det. Koha do të na japë të drejtë për vlerën e shtuar në rritjen e numrit të turistëve këtij kalendari turistik kulturor dhe artistik”.

“...Na dha të drejtë koha për vlerën e shtuar të të gjithë programit kombëtar të Rilindjes Urbane me qytete si Korça, Berati e Gjirokastra, ku pas daljes në dritë të fytyrave të qyteteve po merren nisma private, po hapen dyer bujtinash të vogla, dhe po rritet numri i vizitorëve edhe jashtë sezonit.”

Kryeministri në mbyllje të fjalës së tij për Kalendarin Turistik, ndërmendi ironikisht edhe protestat e opozitës së bashkuar. Duke iu referuar atyre ai tha se ndoshta mund të bëhet një shtojcë në kalendar për të ofruar “turizëm protestash”, të cilat janë ndërtuar me një skenografi të caktuar për të bërë përshtypje veçse nga ekranet.

 “…Për fat të mirë deri tani edhe kjo “ububuja” e krijuar artificialisht nuk ka ndikuar. Madje mbase bëjmë një vend që ofrojmë edhe një turizëm protestash. Mund të jetë një nga atraksionet. Sepse, duke qenë se janë protesta me orare, me stacione të përcaktuara, me gjithë atë skenografinë si shfaqje për të impresionuar njerëzit nëpërmjet ekraneve (dhe faktikisht mbeten në perimetra shumë të vegjël), fare mirë mund të përfshihen në kalendarin turistik, duke iu ofruar vizitorëve të ndjekin një protestë. Pavarësisht se duhet të marrin riskun që të numërohen si protestues dhe të rritet artificialisht pjesëmarrja.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy