
Çështja e Tajvanit është në thelb të interesave të Kinës dhe interesat thelbësore nuk duhet të cenohen.
Kështu tha ministri i Mbrojtjes së Kinës, Dong Jun, në video-telefonatën e parë pas 18 muajsh që pati dje me homologun e tij amerikan Lloyd Austin.
“Ushtria Çlirimtare Popullore nuk do të lejojë kurrë që aktivitetet separatiste që lidhen me pavarësinë, marrëveshjen dhe mbështetjen e jashtme të Tajvanit të kalojnë të pakontrolluara”, thuhet në një deklaratë të lëshuar këtë mëngjes nga Ministria Kineze e Mbrojtjes.



