Pollo: Referendumi akt çlirues i PD, do kemi një opozitë që do kryejë rolin e vet (VIDEO)

Pollo: Referendumi akt çlirues i PD, do kemi një opozitë që do kryejë rolin e vet (VIDEO)

Ish-deputeti Genc Pollo nga qyteti i Beratit ku po ndjek nga afër votimet për shkarkimin e Lulzim Bashës në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se qindra votues i janë drejtuar me dëshirë kutive të votimit, të cilin ai e ka cilësuar si një akt çlirues i PD.

Ai shtoi se pas kësaj vendimi do të ketë një opozitë që do të kryejë rolin e vet dhe se shqiptarët do të jenë gjithnjë e më të çliruar.

Tani po flas nga qyteti i Beratit ku po bëhet votimi dhe qindra demokratë numri zyrtarë do bëhen i njohur në orët në vijim, por shihet se njerëzit vinë vetë me dëshirë ka dhe mosha të mëdha që vinë duke treguar se ky votim është akt çlirues i Partisë Demokratike.

Demokratët e ndjejnë veten të lirë për të luajtur rolin e tyre dhe kam përshtypjen që do ketë një opozitë që do bëjë rolin e vet.

Në Kuçovë po votohet në selinë e PD, ndërsa Berati është qytet më i madh dhe po votohet në Pallatin e Kulturës. Ajo që ka rëndësi nga e gathë kjo është se shqiptarët do jenë gjithnjë e më të çliruar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy