“Psikologjia e të ushqyerit”/ Guri: Një libër doktrinë se si njeriu duhet të ushqehet mirë

“Psikologjia e të ushqyerit”/ Guri: Një libër doktrinë se si njeriu duhet të ushqehet mirë

Të ushqehesh apo të shqyesh është çështje, që i është dashur njeriut dhe njerëzimit të përballet me mëdyshjen: thjesht të hash apo të dish të hash.

Këtë çështje ambientalisti dhe gjeologu Sazan Guri është munduar ta shqyrtojë në librin e tij më të ri “Psikologjia e të ushqyerit”.

Në një intervistë për mikrofonin e “Zgjohu me MCN”, prof. Guri, thotë se ky libër është një doktrinë që të ndihmon të dish se si njeriu duhet të ushqehet mirë.

Libri është një doktrinë se si njeriu duhet të ushqehet apo të hajë mirë.

Unë jam marrë më joga në vitet 2000-2001dhe mësuesi i jogës Guruja, nga 20 që ndiqnim këtë lloj gjimnastike ai më besoi mua mënyrën e meditimit, mënyrën e agjërimit, jogit, kështu që unë lexova disa libra anglisht në këtë shkollë dhe arrita që të kuptoja se çfarë d.m.th. të ushqehet dhe të hash thjesht.

Dhe nga kjo doktrinë përfitova mënyrën e rikthimit të vetvetes nga një person që haja si të tjerët, në një persona që ushqehem. Dhe ja falë tërë këtë kontribut që jam bërë, mënyrës së të ushqyerit, sepse më duket se jam bërë shumë më produktiv sesi që isha.

Prof.Guri, thotë se përmes librit nuk mëton të jap këshilla se si të ushqehemi, por bazuar në eksperiencën e tij se si përmes trurit ushqehet edhe trupi dhe jemi më të shëndetshëm.

Jam bërë karakter më i fortë, përballoj më shumë seç mundja, kjo falë joges sepse më parë ushqej trurin, pastaj trupin dhe ka mundësi të kem aktivizuar dhjetë gjakrat që ka njeriu.

Prandaj këtë lloj të ushqyerjeje, pse të mos ua transmetoje të tjerëve. Nuk është libër që konkurroj mjekësisë, as doktor alternativë, por një lloj doktrine që e kam aftësinë të të them të ushqehesh

Ky këtu quhet ‘trekëndëshi sazanian’ e kam shpikur vetë. Po ta vesh re ato piramidat ushqimore klasike janë me 3-4 nivele kurse unë e kam bërë më 22 nivele. E para duhet pirë ujë që ën mëngjes me pak ujë dhe uthull mole të egër, që do të thotë gabimet që ke bërë, drithërat industrial jo, duhet drithëra origjinal, pastaj thonë mos hani bylmet, sepse ai është ushqimi i parë i njeriut në tokë, mendoj se këto janë këshilla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy