Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Xhamajka, ku një 16-vjeçari iu pre koka nga një peshkaqen teksa peshkonte në ujërat pranë qytetit turistik të Montego Bay.
Jahmari Reid, një nxënës i shkollës së mesme nga zona Trelawny e Xhamajkës veriperëndimore, u zhduk të hënën ndërsa ndodhej vetëm në det duke peshkuar me shigjeta peshkimi nën ujë.
Peshkatarët e gjetën trupin e tij të nesërmen me lëndime nga sulmi i peshkaqenit, tha policia.
Mediat raportuan se adoleshentit i ishte këputur koka dhe se i ishte kafshuar njëri nga krahët.
Ndërkohë autoritetet po gjuajnë peshkaqenin për ta vrarë dhe për të rimarrë kokën e viktimës.



