Gabina elektrike që furnizon me energji qytetin e Lushnjës, është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së mërkurës. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, shkak është bërë djegia e koshave të mbetjeve në lagjen “18 Tetori”, ndërsa ka mbetur pa energji prej dy orësh gjysma e qytetit.
Banorët në Lushnjë pretendojnë se prej kohësh mbetjet nuk depozitohen në vende të caktuara dhe për këtë arsye u është vënë zjarri në vendin ku grumbullohen. Kjo ka bërë që flakët të përfshijnë edhe gabinën elektrike.



