Superstrada Lezhë–Milot mbulohet nga tymi i zi, shkak djegia e gomave

Superstrada Lezhë–Milot mbulohet nga tymi i zi, shkak djegia e gomave

Pranë urës mbi lumin Mat, superstrada Lezhë–Milot është mbuluar nga shtëllunga të dendura tymi të zi, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor.

 

Shkak për këtë është bërë djegia e gomave të përdorura, të cilat hidhen vazhdimisht pranë brigjeve të lumit Mat dhe më pas u vihet flaka. 

 

Tymi i dendur është përhapur në gjithë zonën, duke krijuar rrezik për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë segment.

 

Kjo situatë përsëritet prej kohësh, ndërsa institucionet përgjegjëse vijojnë të heshtin përballë kësaj ndotjeje të vazhdueshme, që ndikon në një nga akset kryesore kombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy