
Maqedonia sipas të gjitha gjasave do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi maxhoranca ende nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme, 80 nga 120 për të miratuar ndryshimet kushtetuese, që I hapin rrugë ndryshimit të emrit sipas Marrëveshjes së Prespës.
Parlamenti ka ndërprerë diskutimet treditore për ti vijuar ato të premten, teksa palët janë ende larg arritjes së një pakti. Mazhoranca disa herë ka përsëritur thirrjen drejtuar opozitës, e cila duke injohuar edhe apelin nga ndërkombëtarët vijon të mos japë sinjale për bashkimin e votave. Ndërkohë që duket se edhe dorëheqja e ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias, o konsideruar si arkitekt o marrëveshjes ka thelluar më së shumti ndasitë mes mazhorancës dhe opozitës në Maqedoni, duke shtuar qëndrimet skeptike.
Nisur nga kjo, mediat lokale raportojnë se me gjasë mundësia e vetme janë tashmë zgjedhjet e parakohshme, të cilat parashikohet të zhvillohen më 9 ose 16 dhjetor. Ndërkohë që nëse mazhoranca pranon kushtin e opozitës për qeveri teknike, zgjedhjet do të zhvillohen më vonë, pasi më parë, duhet të vendoset një kryeministër i ri në vend të Zoran Zaev.
Ndërsa në përbërje të qeverisë teknike do të ketë dhe ministri të drejtuara nga VMRO-DMPNE, si ajo e Punëve Sociale, e Bujqësisë dhe disa poste zëvendësministrash. Megjithatë edhe zgjedhjet e parakoshme nuk qartësojnë fatin e marrëveshjes së Prespës, e cila për ndërkombëtarët shihet si kusht drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Europian.



