Kreditë hipotekore, Cenko: Trend që do të vijojë edhe për 2-3 vjet

Kreditë hipotekore, Cenko: Trend që do të vijojë edhe për 2-3 vjet

Eksperti i ekonomisë, Enriko Cenko, parashikon një trend të qëndrueshëm të kredisë hipotekore për 2-3 vitet e ardhshme. Ai tha se kreditë për blerjen e pasurive të paluajtshme kanë risk më të ulët të moskthimit, ndaj bankat nuk ngurrojnë t’i ofrojnë.

Bankat japin kredi aty ku risku është më i ulët. Përderisa ka kërkesë për prona dhe konsum, duhet të shikojmë me kujdes sasinë e kredisë së dhënë. Apartamentet nuk kushtojnë 40 mijë euro. Në gjithë këtë histori janë bankat ato që fitojnë. Nëse shikojmë produktivitetin, më të lartin e ka Tirana. Ky trend do të jetë në këtë lloj qëndrueshmërie edhe për 2-3 vjet. Kjo do të shërbejë si momentum. Këtë prirje që ne e kemi moderne, ne duhet të tentojmë ta stabilizojmë dhe shqiptarët të futen te qendrat kozmopolite, që e njohin se çfarë do të thotë kreditimi.   

Ne po shkojmë drejt ekonomisë digjitale, janë lloje biznesesh që mund t’i ofrojnë shërbime qeverisë. Nuk kërkohet ndonjë financim i madh për një subjekt që hap biznes në lidhje me IT. Thjesht do të blihen pajisje. Të mos harrojmë se norma e amortizimit të IT është e lartë. Është një sektor interesant për sistemin bankar.

Sipas Cenkos, nuk ka të njëjtën mbështetje për bujqësinë.

Kur flasim për bujqësinë, nëse ka dy sektorë që mund të ndihmojnë turizmin janë bujqësia dhe agrobiznesi. Kur flasim për turizëm është njësoj sikur kemi bërë eksport. Ne vërtet eksportojmë perime, por në të vërtetë ne importojmë ushqime shumë. Grurin dhe drithërat i importojmë, perimet dhe mishin i importojmë. Vjen qumështi nga Polonia 1 euro, qumështi shqiptar shitet 1.5 euro. Lulet e Sanremos sa herë ka festival kushtojnë 60 milionë euro. Italianët i marrin në Holandë, kur mund t’i blejnë në Shqipëri? Bujqësia shqiptare ka marrë vetëm 1 % të buxhetit të shtetit.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy