
Shërbimi rus i sigurisë FSB tha se kishte identifikuar një shtetas të dytë ukrainas të akuzuar se ka marrë pjesë në atentatin ku mbeti e vdekur Darya Dugina, vajza e filozofit ultra-nacionalist, Aleksandër Dugin, që u vra më 20 gusht në perëndim të Moskës.
Bëhet fjalë për Bodan Petrovich Tsyganenko, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me Natalya Vovk, e akuzuar se ka shpërthyer bombën në makinën e Duginës.
Sipas shërbimeve ruse, të cituara nga Tass, 44-vjeçari është gjithashtu agjent i shërbimeve sekrete ukrainase, i akuzuar se ka organizuar dhe kryer sulmin.
Tsyganenko dyshohet se hyri në Rusi nga Estonia më 30 korrik dhe u largua nga vendi një ditë para se Dugina të vritej.
FSB e akuzon atë se i ka ofruar Vovk-ut targa dhe dokumente false nën emrin e një shtetasi kazak, si dhe ka instaluar bombën e përdorur për sulmin.
Shërbimi rus i sigurisë shton se hetimet vazhdojnë për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjerë.



