Psikologët nga Universiteti Georg Mason kryen një studim i cili rizbuloi se ata që kanë një jetë seksuale aktive, kanë mendime më pozitive dhe ndihen në humor. Nuk bëhet fjalë për shpeshtësinë e aktivitit seksual, por mbi të gjitha ka të bëjë me kiminë, spontanitetin dhe kënaqësinë që merr në fund.
Një hulumtim tjetër nga Universiteti i Torontos dhe botuar në revistën shkencore “Personality and Social Psychology Bulletin”, deklaron se lumturia është ajo që ju ndjeni në ato momente me partnerin edhe pas perfomancës seksuale.
Janë disa elementë që tregojnë se njëri partner mendon edhe për atë që dëshiron tjetri, apo vetëm për veten. Këto detaje janë ato që e bëjnë një marrëdhënie më të frytshme thuhet në studim. E rëndësishme sipas psikologëve të Georg Mason është të ketë bashkëkomunikim me partnerëve mbi kënaqësitë vetjake. Gjithashtu duhet të shfrenohet fantazia për të arritur rezultate reale.



