Mashtrimi përmes Call Center-ave/ Zbulohen 12 ambiente, 10 të arrestuar dhe 4 në kërkim. Sekuestrohen afro 900 mijë euro (VIDEO)

Mashtrimi përmes Call Center-ave/ Zbulohen 12 ambiente, 10 të arrestuar dhe 4 në kërkim. Sekuestrohen afro 900 mijë euro (VIDEO)

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me operacionin e fundit të koduar “Ghost Call”, duke bërë të ditur goditjen e një rrjeti të strukturuar mashtrimi kompjuterik që operonte përmes call centerave. 

 

Sipas policisë, operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe me mbështetjen e Europol, pas një hetimi të thelluar që zgjati rreth dy vite. 

 

Gjatë operacionit u zbuluan 12 ambiente të përshtatura për aktivitetin kriminal, përfshirë 3 subjekte dhe 9 banesa në Tiranë. 

 

Policia bën të ditur se janë sekuestruar: 

 

891 735 euro të dyshuara si të përfituara nga mashtrimi 

443 kompjuterë 

238 celularë 

6 laptopë pajisje 

të tjera elektronike (HDD, DVR) 

 

“Gjatë kontrolleve u gjetën 891 735 euro… dhe qindra pajisje elektronike, nëpërmjet të cilave kryhej aktiviteti”, shkruan ndër të tjera policia në deklaratën e saj zyrtare. 

 

Në kuadër të operacionit janë ekzekutuar disa masa sigurie dhe arrestime në flagrancë.

 

Policia ka arrestuar: 

 

E. D., 47 vjeç 

M. H., 23 vjeç 

T. A., 22 vjeç 

L. T., 32 vjeç 

Xh. M., 28 vjeç 

 

Janë shpallur në kërkim: 

 

Xh. H., 30 vjeç 

M. L., 28 vjeç 

 

Masa më të lehta sigurie: 

A. V., 33 vjeç – “ndalim për të dalë jashtë shtetit” dhe “detyrim paraqitje”

 

Në kërkim për të njëjtat masa: L. C., 25 vjeç 

 

Janë arrestuar në flagrancë (me role drejtuese në skemë): K. B., 38 vjeç E. H., 26 vjeç B. B., 25 vjeç K. D., 25 vjeç E. T., 32 vjeç 

 

Në kërkim: D. J., 24 vjeç 

 

"Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas kishin rol drejtues në ekipet e përfshira në këtë veprimtari”, thuhet në njoftim. 

 

Sipas policisë, hetimi ka nisur pas një kërkese për informacion nga autoritetet austriake, çka çoi në zbulimin dhe dokumentimin e plotë të skemës kriminale. 

 

Hetimi nisi pas një kërkese për informacion nga autoritetet austriake dhe rezultoi me dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.

 

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Tiranës dhe partnerët ndërkombëtarë, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy