Vlorë/ Viktima iu kundërpërgjigj me armë vrasësit, lëvizte me motor

Vlorë/ Viktima iu kundërpërgjigj me armë vrasësit, lëvizte me motor

Detaje të reja raportohen nga ngjarja e ndodhur orët e vona të së shtunës, pranë kishës Ortodokse në Vlorë. Një 41-vjeçar ka mbetur viktimë e një atentati me armë zjarri, ndërsa trupi i tij i pajetë vijon të qëndrojë në vendngjarje.

Sipas informacioneve në vendngjarje, viktima Leart Keka udhëtonte me motor momentin e ngjarjes. Ai dyshohet që ti jetë kundërpërgjigjur autorit që ishte në automjet, duke e qëlluar me armë. Mirëpo, breshëria e lëshuar në drejtim të tij, i kanë marrë jetën.

Ndërkohë, dyshohet që viktima ka tentuar të largohet nga shënjestra e autorit, duke e lënë motomjetin në rrugë.

Ndërkohë, pak pas ngjarjes, burime nga policia bënë të ditur se në periferi të Vlorës po digjet një makinë, e cila dyshohet se mund të jetë e autorëve të vrasjes së 41-vjeçarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy