Diella ‘fizikisht’ në Kuvend/ Gavani: Vetëm përmes monitorit, e parapërgatitur paraprakisht bashkë me fjalimet

Diella ‘fizikisht’ në Kuvend/ Gavani: Vetëm përmes monitorit, e parapërgatitur paraprakisht bashkë me fjalimet

Diella, anëtarja e parë e kabinetit qeveritar e krijuar nga inteligjenca artificiale, u paraqit për herë të parë sot “fizikisht” në Kuvend, por jo në formë njerëzore përmes një monitori, ku u transmetua një fjalim i saji i gjeneruar me teknologji.

Inxhinieri i IT-së, Ardit Gavani, në një lidhje për emisionin “MCN Informacion”, e cilësoi këtë si një veprim simbolik dhe tërësisht të parapërgatitur, pa funksion real të një ministri të pranishëm në sallën plenare.

Në të ardhmen kryeministri mund të sjellë një robot fizik, i cili të vendoset në sallë krah deputetëve dhe kur bëhet fjalë për iniciativa të tilla, nga kryeministri nuk pritet asgjë normale.

Kjo paraqitje mund të ndodhë vetëm përmes një monitori.

Fjalimi i Diellës është parapërgatitur më parë, ashtu si edhe videoja që e shoqëron. Nuk kemi të bëjmë me një ministre që është në gjendje të dëgjojë, të kuptojë dhe t’i përgjigjet në kohë reale deputetëve.

Sipas tij, kjo është më shumë një strategji PR-i dhe marketingu teknologjik, sesa një funksionalitet i ri në jetën parlamentare.

Në të vërtetë, Diella është thjesht një program i animuar që i është vendosur një emër për efekte komunikimi publik. 

Kjo është më shumë një strategji PR-i dhe marketingu teknologjik, sesa një funksionalitet i ri në jetën parlamentare.

Ajo mund të shfaqet në një ekran në sallë, me pamje vizuale të ngjashme me atë të e-Albania, por nuk ka ndërveprim real. Është gjithçka e planifikuar më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy