Meta, telefonatë Live për MCN: S’e kam menduar arratisjen. I padiskutueshëm rikthimi në jetën publike (VIDEO)

Meta, telefonatë Live për MCN: S’e kam menduar arratisjen. I padiskutueshëm rikthimi në jetën publike (VIDEO)

Ish-Presidenti Ilir Meta në një telefonatë të drejtpërdrejtë për avokatin Kujtim Cakrani në MCN Live tha që kurrë s’e ka menduar arratisjen. Ai u shpreh se rikthimi i tij në jetën publike është i padiskutueshëm, thjesht është çështje durimi.

I pyetur nëse e keni menduar arratisjen, Meta u shpreh:

Unë s'kam përfunduar në burg. Unë jam i lirë. Unë s'kam qenë kurrë naiv. Unë të arratisem nga këta legena?! Po pse?! Njeriu arratiset kur bën një krim. Nuk arratiset njeriu pse mbron Shqipërinë, pse mbron Kosovën, pse mbron detin e Shqipërisë. Mua ma kanë hequr imunitetin që në moshën 22 vjeç, shtator të 92-shin dhe donin të më arrestonin. Si do arratisem unë nga vendi im?!"

I pyetur nëse e ka menduar rikthimin në jetën publike, Meta tha:

Është e padiskutueshme kjo. Ne do ta fitojmë betejën. Është çështje durimi, duhet durim strategjik, është një betejë e fituar, sepse ne kemi të vërtetën me vete. Ata kanë shumë mjete, paratë e inceneratorit shpërndahen edhe në media, paratë e PPP-ve kuptohet si shpërdnahen. Përdoret drejtësia për të dobësuar opozitën! Por ne kemi të vërtetën. Unë i takoj atij brezi që mori pjesë në përmbysjen më të madhe, që s’mendohej në Shqipëri, atë të dhjetorit”.

Meta shtoi se:  “Unë këtë s’e kam as nga Rama. Rama është një vegël qorre që e përdorin. Kanë gjetur gjithmonë njerëz me probleme, të kapur, të shantazhueshëm, nuk i pari as i fundit Rama që po përdoret në këtë mënyrë”.

Meta tha se nuk ka si të tradhëtohet nga bashkëpunëtorët, sepse s'ka bërë veprime të paligjshme. Megjithatë ai u shpreh: "Mua s'ka kush më tradhton, sepse veprimtaria ime është aq e ligjshme dhe me integritet sa s'ska tradhëtarë. Që persona të caktuar pranë meje kanë bërë veprime të paligjshme se kanë menduar se këto gjëra një ditë nuk do dalin, dhe ata kanë rënë pre e kësaj gjuhetie, kjo është tjetër gjë, dhe pastaj ata detyrohen të marrin pozicione të pamoralshme që të shpëtojnë nga përgjegjësitë, por kjo s'ka lidhje me mua, por me karkaterin e tyre". 

Këta janë të poshtër edhe me shokët e tyre, siç ja bënë Erion Veliajt. Mua këto gjëra s’mi bëjnë dot. Këta i ka trajnuar McGonigal, dhe ajo çështje do rihapet. Mua më ka trajnuar Bob-i, Bob-i është nivel i lartë. S’e këta i fusin njerëzit për të krijuar prova, me provokatorë, me ndonjë veprim të paligjshëm”, tha Meta. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy