Leka: Shqiptarët duhet të kenë librin e shqiptarisë! Kurani dhe Bibla si dy vëllezër

Leka: Shqiptarët duhet të kenë librin e shqiptarisë! Kurani dhe Bibla si dy vëllezër

Piktori Gazmend Leka veçon nevojën e librit shqiptar, teksa ngre pikëpyetje se pse shqiptarët të mos kenë librin e tyre, librin e shqiptarisë.

Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai citoi shprehjen e Vaso Pashës “Feja e shqiptarit, është shqiptaria”.

Leka shtoi se nuk di që ndonjë njeri të ketë thënë ndonjë gjë, një madaljon për shqiptarët, duke nënvizuar se është si puna e farës që do një tokë me humus për ta mbjellë dhe se ne nuk e kemi ende atë tokë, pasi është e papërpunuar mirë.

Sipas tij, kjo nuk ka për të reshtur kurrë deri sa kur të bien kufijtë e popujve dhe se ne do e mbajmë pjesën nacionaliste.

Përballë gjithë popujve të tjerë që edhe ata kanë fetë e tyre. Bibla dhe Kurani konsiderohen si libra të shenjtë. Këto quhen legjenda, përralla, për të vënë në gjumë kalamajtë.

Se nuk dinin të shpjegonin fenomenet natyrore dhe bënin këto. Feja e shqiptarit është shqiptaria.

Këto libra kanë të njëjtin dimension, flasin për njerëz që zbritën nga yjet, që i mësuan njerëzit shkrim e këndim, të lexonin numrat.

Përveçse Bibla është një libër shumë më i vjetër se sa Mitet e Asirëve. Bibla që kemi sot nuk është origjinale, këtë e pranojnë të gjithë rabinët, se janë me mijëra Bibla.

Bibla në fillim është shkruar me bashkëtingëllore, nuk ka pasur zanore. Biblat përktheheshin dhe kopjoheshin nga murgjit.

Por murgu mund të ishte i verbër, nuk shikonte mirë, mund t’i tekej që ta ndërronte një gjë. Ti ke fjalë që nuk kupton kuptimin e saj origjinal.

Kurani është po Bibla, janë si dy vëllezër që sikur dikush në Kadastër ka ndërruar të vërtetën e pronës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy