Në pamje duket që në orën 20 : 03 është ndaluar një mjet “Range Rover”.
Në orën 20:06 duket furgoni i forcave Shqiponja që pasi mbërrijnë në vendngjarje dhe parkohet në hyrje të tregut ushqimor, shoqërohen 2 personat e ndaluar në mjetin “ range rover ”. Në vendngjarje numërohen mbi 15 policë.
Ora 20:07 momenti kulminant kur mjeti “Audi ” përplas makinën e zv\drejtorit të policisë dhe futet në brendësi të tregut. Të paktën dy punonjës policie, një me Kallashnikov dhe një me pistoletë qëllojnë në drejtim të makinës së blinduar.
Ora 20:21, 14 minuta më vonë, në vendngjarje mbërrin përforcimë nga policia kriminale pasi në sallën operative është dhënë informacioni për ngjarjen e rëndë dhe të shtënat.
Ora 20:28 nga brenda rrethimit të tregut afrohet një automjet tip “Volkswagen” që pas disa sekondash kthehet pas në pamundësi për të dalë.


