Analisti Avenir Peka thotë se protesta e sotme shënon nisjen e një sezoni të ri protestash, ndërkohë që paralelisht, PD duhet të bëjë edhe analizën e brendshme. Por, sipas tij, më shumë sesa te kryedemokrati Berisha, vëmendja e publikut duhet përqendruar te skandalet e qeverisë së Ramës.
Sapo kemi kaluar një palë zgjedhje të vjedhura. Është e kuptueshme që pas këtij evenimenti politik të madh, opozitës i duhet kohë për t’u riaktivizuar. Numri i protestave gjatë një dekade është i madh. Ka pasur protesta me dhunë ndaj protestuesve, me arrestime, me burgosje. Sot është dita e parë e nisjes së sezonit të protestave.
Vonë nuk është sepse Parlamenti i dalë nga ato zgjedhje është mbledhur tani. Tani e tutje është momenti i analizës. Është përgjegjësi e opozitës në raport me veten dhe elektoratin. Analiza e brendshme nuk e anashkalon gjënë e madhe.
Nëse pyet njeri për problematikë dhe pakënaqësi brenda PD, ai jam unë. Por nuk i shërben askujt që të marrësh gjithë fokusin, sot që qeveria është me shpatulla pas murit. Ju merreni me Sali Berishën!



