
Një aktiviste e PD-së në Divjakë, Elsa Bita, u dhunua ditën e sotme vetëm pak momente pas xhiroi me celular një takim elektroal që po bëhet sipas saj nga strukturat e PS-së në një lokal në zonë.
Sipas deklaratave të bëra prej saj, Bita është dhunuar nga shefi i Komisariatit të Policisë Divjak, Altin Shehu.
“S’po bëja asgjë. Thjesht po filmoja. Isha drejtëpërdrejtë dhe po bënim miting brenda në lokal. Njoftuan policinë. Erdhi shefi dhe më goditi vetë Më mori telefonin, më tërhiqte me forcë", citohet ajo nga mediat.
Ndërsa është publikuar edhe një video e saj në spital ku shihet krahu i fashuar, pasi raportohet se iu thye gjatë dhunës që iu ushtrua.
Konflikti mësohet se ka nisur pak pasi Elsa Bita nisi një video live në Facebook, ku tregoheshin makinat e parkuara pranë një lokali, në Divjakë, ku thoshte se po bëhej një takim elektoral, i cili është i ndaluar në ditën e heshtjes zgjedhore.
Videoja e saj ndërpritet kur vjen me makinë shefi i policisë së zonës dhe një person i drejtohet ‘Çfarë problemi ke?’.



