Bejko: Prangat Beqajt ia hodhi drejtësia, komisioni hetimor një tallje e spektakël pa vlerë 

Bejko: Prangat Beqajt ia hodhi drejtësia, komisioni hetimor një tallje e spektakël pa vlerë 

Pedagogu Roland Bejko duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV e konsideroi komisionin hetimor mbi sterilizimin të pavlerë, komedi dhe të parëndësishëm, në kushtet që çështja hetohet nga drejtësia. Bejko vë në dukje se fakti që ish-ministri shkoi me pranga në duar në komision është rezultat i drejtësisë së re, që sipas tij rrezikohet nga një aleancë okulte Rama-Berisha. Për Bejkon është e parëndësishme nëse Rama shkon ose jo në komision, për sa kohë është pjesë e spektaklit. 

Këto komisione janë komisione nga halli politik që ka kapur si njërën palë ashtu edhe tjetrën. Ky komision u fitua pas bllokimit që i bëri grupi i Berishës Parlament, ku kërkuan 8 komisione dhe fituan 1 e gjysmë. Çdo rezultat që të arrijë ky komision pak rëndësi ka, pasi çështjet hetohen nga drejtësia. Ish-ministri erdhi me pranga në duar, që ia ka hedhur drejtësia e re, që është e rrezikuar nga një aleancë okulte mes Ramës dhe Berishës. Si të mos shkojë si të shkojë Rama është pjesë e spektaklit.

Edhe nëse shkon do ta bëjë spektaklin më interesant. Tani s’ka më kohë të shkojë, pasi komisionit hetimor s’do t’i zgjatet mandati, pasi PS ka shumicën dhe shumica vendos. Rezultati i këtij komisioni do jetë nul, përveç debateve që publiku dëgjoi para kamerave, në formë batutash. Komisionet janë të suksesshme vetëm kur unifikohen raportet në fund. Drejtësia di më shumë seç dinë deputetët dhe publiku për këtë çështje. Secila palë mundohet të marrë maksimumit, mazhoranca dhe Beqaj në heshtje, dhe pjesa tjetër e opozitës kërkon t’i bëjë pyetje-përgjigje. Për mua këto komisione janë të palvera, çështje taktike, teknike, që zgjedhin palët për të komunikuar me kamerën dhe përmes kamerës publikut.

Nëse deputetët e opozitës kanë aftësi pyetjesh profesionale më shumë se hetuesit, ndoshta Beqajt mund t’i shkasë ndonjë gjë që ta thotë! Unë besoj më shumë te drejtësia se sa te politikanët tanë. Këtej e quajnë drejtësinë e re organizatë kriminale, përmes liderit të tyre Berisha, dhe nga ana tjetër përpiqen të nxjerrin dokumente për të pandehurin dhe të ndihmojnë drejtësinë e re! Është palaçollëk, komedi, tallje”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy