Rabeta: Paguajmë 4 miliardë euro në vit për hekurudhat dhe nuk marrim asnjë shërbim

Rabeta: Paguajmë 4 miliardë euro në vit për hekurudhat dhe nuk marrim asnjë shërbim

Nisjen e rehabilitimit të hekurudhës Rrogozhinë-Vlorë, gazetari Lorenc Rabeta, e sheh me rëndësi të veçantë sa i takon lidhjes me vendet e rajonit dhe Europës.

Ai tha për MCN Economy se aktualisht paguajmë 4 miliardë euro në vit për hekurudhat dhe nuk marrim asnjë shërbim dhe se nxitja e zhvillimit të hekurudhave në Shqipëri vjen si pjesë e projekteve të Bashkimit Europian, të cilat janë përshpejtuar për të futur gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Sipas tij, shifra totale që mendohet se do investohet nga Bashkimi Europian në këto gjashtë vende shkon mbi 16 miliardë euro për projekte të gjithanshme infrastrukturore.

Rabeta e cilësoi si një shifër voluminoze e cila nuk mund të mos ndjehej në Shqipëri, edhe prej pasjes së një porti të rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin sa ai i Durrësit.

Drupal Ad

Kemi dhe një projekt tjetër Vorë-Hani Hotit i cili kushton rreth 340 milionë euro. 91.5 milionë euro do të shkojnë në segmentin Durrës-Rinas-Tiranë që do të marrë një hov të rëndësishëm kjo infrastrukturë hekurudhore.

Kemi disa projekte shumë të rëndësishme, mund të pritet të kemi një studim për të lidhur Shqipërinë me Kosovën dhe më tej dhe më gjerë, një projekt tjetër për të lidhur Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut.

Në tregun e brendshëm më e rëndësishme është hekurudha që lidh Rrogozhinën me Vlorën.

Paguajmë 4 miliardë euro në vit për hekurudhat dhe nuk marrim asnjë shërbim.

Kemi mungesë kapacitetesh njerëzore dhe lajm i mirë do jetë që hekurudha Tiranë-Durrës të përfundojë në mars 2025.

Nga qeveria është thënë se do përfundojë në mars 2025. Rëndësi ka çfarë do të prodhojë ajo linjë hekurudhore.

Së pari shpresojmë të shpëtojmë nga trafiku i tmerrshëm që po përjeton Tiranë-Durrës, se përkthehet në kosto financiare, në kohë, pengesë për turizmin, se turistët ndodh që të shpenzojnë 2-3 orë të vijnë nga Rinasi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy