
Republika Çeke i është shtuar listës së vendeve që kanë ndërmarrë sërish masa të ashpra për të pavaksinuarit kundër Covid.
Duke nisur nga 22 nëntori, ka thënë kryeministri çek, Andrej Babish të pavaksinuarve do tu ndalohen disa ngjarje publike dhe shërbime tjera. Ai po ashtu ka thënë se testet negative për koronavirus nuk do të jenë më të vlefshme.
Kufizimet, të cilat do të miratohen nga kabineti qeveritar, janë bërë publike pas regjistrimit të një rekordi prej 22,479 rastesh ditore më 17 nëntor.
Shumë shtete evropiane, përfshirë Gjermaninë, Austrinë dhe Sllovakinë, kanë regjistruar rritje të shkallës së infektimit dhe kanë vënë në fuqi kufizime.
Aktualisht, rreth 57 për qind e qytetarëve çekë janë plotësisht të vaksinuar.
Njerëzit duhet të vendosin maska në ambiente të mbyllura dhe transport publik.



