Meta: Shumë shpejt në parlament do të gjëmojë fjala e lirë! Rama, kastravec që kërkon të provokojë shqiptarët

Meta: Shumë shpejt në parlament do të gjëmojë fjala e lirë! Rama, kastravec që kërkon të provokojë shqiptarët

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga protesta e opozitës para Parlamentit thotë se asgjësimi i demokracisë është skenari që ka marrë përsipër të zbatojë prej një kohe të gjatë Edi Rama dhe se vetëm demokracia e mbron Shqipërinë dhe shqiptarët.

Nga protesta e sotme, Meta denoncoi se qeveria aktuale e ka shumë qejf traun dhe po e vendos kudo, nga Divjaka në Butrinit.

U bëj thirrje të gjithëve atyre që na dëgjojnë mos prisni t'ua vënë traun te dera e shtëpisë dhe tu marrin lekë dhe kur dilni dhe kur hyni.

Kjo protestë po i jep dhe do i japë shumë shpejtë rezultatet e saj të mrekullueshme, në këtë mënyrë të vendosur, demokratike, atdhetare dhe europaine.

Shumë shpejt në sallën e Kuvendit do të gjëmojë fjala e lirë, do të vendoset llogaridhënia dhe demokracia nuk do të jetë më në xhepin e Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit.

Nuk do të jetë më drejtësi që burgos ca bedela me regji dhe ndërkohë vazhdon paguan për imceneratorë.

Në statistikat e Britanisë së Madhe, nuk shikon që në krye të atyre që ikin dhe kalojnë La Mansher në mënyrë të paligjshme të ketë nga Mali i Zi, Serbia apo Maqedonia, por ka nga Shqipëria, Afganistani dhe Siria.

Dje Bashkimi Europian mori një hap tjetër duke e rikthyer Shqipërinë në vendet që monitorohen sa i takon politikave fiskale.

Se Shqipëria synohet të kthehet nga Edi Rama dhe bosët e krimit në një parajsë fiskale. Prandaj bie lindshmëria se kanë frikë të rinjtë dhje të rejat të martohen se nuk blejnë dot shtëpi me 2, 3 apo 4 mijë euro metri katror.

Dhe nuk paguajnë dot një qira 500 euro, kur rrogat janë 500 mijë lekë. Për gjithë këto të vërteta jemi këtu dhe ka frikë të vijë ai që prej një muaji ka braktisur parlamentin.

Ai që nuk ka lënë fyerje pa bërë ndaj zonjave, grave, deputetëve dhe gjithçkaje. Të gjithë çdo ditë këtu!

Solidaritet me deputetët e vërtetë opozitarë, me ata që justifikojnë sakrificat e 750 mijë votuesve, por edhe me PD se nuk kemi në diskutim çështjen e PD, se atë e kanë zgjidhur demokratët vetë në mënyrën më europaiane dhe demokratike.

Këtu kemi një kastravec i cili kërkon të provokojë shqiptarët në ndjenjën më të fortë të dinjitetit njerëzor dhe kombëtar.

Ne pluralizmin politik nuk e këmbejmë me asgjë se është shtylla e demokracisë.

Një kastravec që kërkon të marrë vulën e një partie që e ka shkruar historinë e saj me sakrifica, dëshmorë, pa asnjë diskutim!

Mendoni se ç’bën ky kastravec me pronat e shqiptarëve, me hipotekat e tyre, kur drejtori i Hipotekës, deklaroi se edhe Presidenca nuk i ka lëtyrat në rregull.

Nëse Presidenca nuk i ka letrat në rregull atëherë kush qytetar ndjen se i ka letrat në rregull?

Kush investitor ndjen se i ka letrat në rregull? Ndaj të gjithë në këmbët kundër këtij regjimi të pashpirt dhe antinjerëzor.

Jam i sigurt se të gjithë shqiptarët e ndershëm do i tregojnë vendin atij çdo ditë dhe në zgjedhjet më të shpejta.

Koha po ndryshon, pranvera po vjen, në 3 mars jam i sigurtë se mimozat do të shpërthejnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy