
Pagesat e paaftësisë janë bërë shpesh pjesë e denoncimeve publike nga njerëz në nevojë. Shkëputja herë pas here e tyre, për rivlerësimin e dosjeve, ka krijuar probleme tek këta individë, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë nga shtresa vunerabël. I tillë është dhe rasti i Artur Toskës, i cili për 14 vjet është trajtuar me kemp pas dëmtimeve që ka pësuar nga një aksident. Por dy vjet më parë, KMCAP epror e ka nxjerrë pa grup, duke i shkëputur edhe pagesën.
“ Kam pësuar një aksident me motorr dhe kam ngelur invalid. Pastaj doktori më dha epikrizën që të dilja në kemp. Bëra një ankesë tek Njësia Bashkiake dhe më erdhi përgjigjia që duhet të paraqitesha në Tiranë. Vjen prapë përgjigjja pa grup. Unë nuk jam i aftë për punë, me çfarë do të ushqehem unë? Gruaja invalide, kam djalin të sëmurë. Djalin e madh e kam 16 vjeç është në shkollë. Kam afërsisht 9-të muaj pa paguar dritat, ujin. Ilaçet e mia nuk po i marr dot se nuk kam lekë.
Por, në familjen e Arturit, ai nuk është i vetmi i sëmurë. Edhe njëri nga dy djemtë vuan nga një sëmundje e rëndë. Edhe atij i është ndërprerë prej disa muajsh pagesa e paaftësisë.
Lidhur me këtë shqetësim “Xhadat” kontaktoi me specialistin e Shërbimit Social pranë njësisë administrative Zharrëz, i cili u shpreh se për Arturin ende nuk kanë një përgjigje nga Tirana, ndërsa djali pas disa muajsh ndërprerje të pagesës së paaftësisë, ka rezultuar përfitues.
“Dosja është dorëzuar në 18 gusht 2021 dhe nuk ka ardhur përgjigjia për dosjen. Jemi në pritje në varësi të komisionit. Po erdhi dosja ne do e ekzekutojmë vendimin sido që të vijë ajo” Sa për djalin Luixhin, komisioni e kishte lënë për plotësim dokumentacioni dhe dokumentacionin që e kishte kërkuar komisioni nuk e kishte bërë, ju kthye dosja negative dhe pasi u njoftua erdhi plotësoi dokumentacionin. Ja kam dërguar me shkresë përcjellëse shërbimit social dhe si rezultat ka kaluar në kemp epror dhe dosia ka ardhur në Fier dhe Luixhi e ka përfituar kempin”-u shpreh ai.
Emisioni “Xhadat” u interesua edhe pranë Drejtorisë së Shërbimit Social Shtetëror në kryeqytet, ku mësoi se z. Toska kështë planifikuar për t’u vlerësuar në KMCAP-in Epror të Sëmundjeve të Përgjithshme në Tiranë, në datë 12/10/2022



