Xhadat/ Investime fasadë dhe në varreza, Sharra dhe Tufina pa ujë

Xhadat/ Investime fasadë dhe në varreza, Sharra dhe Tufina pa ujë

Në varrezat publike në Sharrë dhe Tufinë, mungon uji. Qytetarët denoncuan në emisionin Xhadat problemin. Pak kohë më parë Bashkia Tiranë investoi për rehabilitimin e dy varrezave publike, duke ndërtuar edhe disa çezma. Nga vëzhgimi i emisionit “Xhadat” këto çezma sot nuk funksionojnë.

Qytetarët shprehen se ujin e marrin me vete nga shtëpia. 

“Më shumë marr me vete bidona një kile e gjysmë, sepse vij në këmbë nga autobusi këtu, por ky është një fakt dhe është për t‘u qarë kjo punë. Siqerisht dhe unë e shoh shumë të nevojshme sa herë që vij këtu, detyrohem gjithmonë të marr dy pagure të vogla ose ta blej diku te këto që shesin. Janë hapur të reja ato çezma, si është e mundur.” -u shpreh një qytetare.

Xhadat pyeti dhe punonjësit e varrezave  por edhe disa shitës ambulant lulesh lidhur me mungesën e ujit.

Xhadat: Xhaxha si kalove? Ka çezma andej më lart?

Punonjësi i varrezave: S’ka as në një vend ujë.

Xhadat: S’ka ujë ë?

Punonjësi i varrezave: Jo.

Xhadat: Prej sa kohësh nuk ka?

Punonjësi i varrezave: U bë një  vit e ca.

Xhadat: Një vit e ca ë?

Shitësi i luleve: Nuk ka ujë, s’ka.

Xhadat: Prej sa kohësh?

Shitësi i luleve: Dy vjet.

Xhadat: A ka çezma njëherë se mos kërkoj kot.

Shitësja e luleve: S’ka, ne e mbushim poshtë ….

Xhadat: Pashë nja dy çezma aty.

Shitësja e luleve: Nuk kanë ujë.

Punonjësja e Agjensisë së Shërbimeve Funerale: Ti lart ke me bidona ata që shesin lule dhe kërkoju atyre, aman, dy bidona t’i  japin. T’i  marrësh ti nga këtu t’i çosh atje këputesh.

Inxhinieri i varrezave Sharrë: Prej këtyre gjashtë funksionojnë katër çezma.Por problemi qëndron që është uji me orar .

Xhadat: Po njerëzit që vijnë përshembull  në këtë orar dhe s’kanë ujë?

Inxhinieri i varrezave Sharrë: Tani ta marrin një bidon ujë se po shkon ke baba. E ka bërë kaq baba, që ta marrin një bidon.

Në lidhje me problemin, drejtoresha e Ndërmarjes së Shërbimeve Funerale, Bashkia Tiranë Rajmonda Shino, sqaroi se uji në çezmat në hyrje të varrezave ka, por me orar, ndërsa sa i takon investimeve për çezmat e reja do të shihet mundësia për t`i rilidhur nga UKT.

“Ne në zonën A të quajtur të varrezave  dhe në bazë të ligjit kemi çesmat  si në Tufinë ashtu dhe në Sharrë. Orari është i përcaktuar nga Ujësjellës Kanalizimë dhe furnizimi në këto vareza kryhet sipas orarit që ka vëndosur UKT. Furnizimi fillon pra që në 7 e 30  deri në orën 8e 30 -9:00 në mëngjes dhe pasdite që menaxhohet nga ujësjellësi. Në lidhje me investimet për çezmat e reja ,Shino u shpreh se janë në bisedime me ndërmarrjen e Ujësjellës - Kanalizimeve për t’i  rilidhur këto çezma”, u shpreh Shino.   

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy