IMT Lushnjë ka shembur platformën e betonit në pronësi të deputetit socialist Bujar Çela, si ndërtim pa leje, raporton reporterja Evi Gjini.
Ndërtimi ishte një magazinë e materialeve ushqimore. Në mbështetje të IMT janë përfshirë forca të Policisë Lushnjë dhe Reparti Shqiponja Fier.
Në maj të vitit 2024 në magazinën në pronës të deputetit Çela ndodhi një shpërthim i fuqishëm ku vdiqën dy persona, babë e bir, dhe u plagosën 7 të tjerë.
Bujar Çela po hetohet aktualisht nga SPAK për këtë ngjarje.



