
Politologu Ilir Kalemaj në studion e lajmeve në MDN Live ka komentuar lidhur me zgjehdjet lokale për të cilën u shpreh se Partia Demokratike është e përcarë në shumë drejtime dhe se situata paraqitet mjaft e paqartë.
Ai tha se përpos kimisë që ka mes Berishës dhe Metës është dhe kjo pjesë paqartësie që mund të shkaktoj problematikë në rezultatin. Sipas tij, kjo i shërben Partisë së Lirisë e cila në këto kushte ka pak për të humbur dhe shumë për të fituar.
Duhen marrë parasysh disa fakte në këto zgjedhje të cilat janë më politiket në këto kohët e fundit. Beteja është më shumë me teza politike se sa me tezat lokale. Duke qene betejë politike sigurisht që palët kanë lënë mënjanë shumë nga mosmarrëveshjet që kanë pasur, por mendoj se ka më tepër kimi me radhët të lifeshipit përkatës të të dy partive, por kanë ndryshuar disa variablë, e para PD është përçarë sot që flasim në shumë drejtime. Pra në këtë situatë paqartësie brenda PD, dhe pa u rivijëzuar nëse do ketë kandidatë nga pala tjetër, përpos kimisë që ka mes Berishës dhe Metës është dhe kjo pjesë që mund të shkaktoj problematikë në rezultatin. Kjo gjë i shërben PL si një mënyrë për të maksimizuar rezultatin e zgjedhjeve. Një zgjedhje e gjetur për PL sepse maksimizon benefitet e saj, e vë në kushte më të favorshme sepse ka pak për të humbur dhe shumë për të fituar.
Më tej ai shtoi se si politolog mundohet të rendis disa nga shkaqet që peshojnë më shumë në peshoren e këtyre partive në zgjedhje, ndërsa theksoi se Durrësin dhe Elbasanin i sheh bashkitë më të sigurta për PD, ndërsa betejën e Tiranës më të vështirë.
E kam thënë se Durrësi dhe Elbasani janë bastionet më të sigurta të opozitës për të fituar në këto zgjedhje, e para se kanë shumë vite që qeverisen nga PS, e dyta sepse nuk është më Sejdini dhe Dako dhe arsyeja tjetër sepse kandidatëve Cara apo Boçi nuk i ka dalë para deri tani kundër kandidat. Sa i përket Tiranës, beteja është më e madhe dhe më e vështirë për tu fituar, nisur kjo nga aritmetika elektorale.



