Zbulohen detaje të reja lidhur me konfliktin e ndodhur në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, ku së fundmi është arrestuar i dyshuari Njulend Palaj.
Gazetari Arsen Rusta tha për “MCN Live” se një telefonatë në sallën operative të policisë dy javë më parë për të shtëna me armë dhe konflikt mes disa të rinjve, çoi në veprimet hetimore nga komisariati nr.1. ku u ndalua një shtetas i cili kishte lëndime.
Ai deklaroi se ngjarja lidhet me kanosjen prej një biznesi të paligjshëm të Njulend Palaj, i cili njihet si menaxher apo koordinator i pikave të basteve si “CR7” dhe “333” të cilët vazhdojnë aktivitetin e paligjshëm.
Nga veprimet hetimore, këqyrja e kamerave dhe dëshmitë, bënë që prokuroria dhe policia të shpallnin në kërkim Njulend Palaj 28 vjeç, i cili është ndaluar mbrëmjen e së dielës dhe të hënën policia ka raportuar arrestimin e tij të akuzuar për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhim dhe mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”.
Ngjarja lidhet me kanosjen prej një biznesi të paligjshëm të Njulend Palaj, i cili njihet si menaxher apo koordinator i pikave të basteve si “CR7” dhe “333” që vazhdojnë ende aktivitetin e paligjshëm. Sfondi është aktiviteti i basteve ilegale. Ky shtetas u shpall në kërkim me datë 10 qershor, si i dyshuar i përfshirë në një konflikt në rrugën “Ali Demi”.
Rezultojnë pesë persona të përfshirë në konflikt deri në përplasje fizik. Një prej këtyre shtetasve u kanos, por në deklarimet e tij mohoi konflikt fizik apo borxh i pakthyer dhe faturat e pashlyera të basteve.
Prokurori Bledar Valikaj po vijon hetimet për të zbuluar nëse lidhet me bastet apo aktivitetin ilegal pasi Palaj njihet si menaxher apo koordinator i disa prej pikave të basteve. Kanë kaluar gjashtë vite kur qeveria vendosi t’i jepte fund basteve sportive.
U miratua ligji, u bë komision se gjithçka do të jetë online dhe e kontrolluar por mungojnë vendimet e Ministrisë së Financave për të vazhduar këtë projekt të qeverisë shqiptare.
Përtej mbylljes ligjore aktiviteti vijon të jetë fuqimisht, por në evazion fiskal se duke qenë në ilegalitet askush prej tyre nuk paguan detyrimet në shtet.
Por deri në këto momente procedimi i 28-vjeçarit nuk lidhet me bastet, por për armëmbajtje dhe kanosje. Pritet që vijimi i hetimeve mund të zbulojë lidhjet me bastet.



