Gazetari Besmir Pula në një lidhje me studion e MCN Live tha se shoferi i betonieres me të cilën u përplas mjeti ku udhëtonin 4 të rinjtë që humbën jetën mbrëmjen e të mërkurës ka dhënë dy dëshmi kontraduktore në polici.
Shoferit të betonieres i janë marrë dy dëshmi. Ka pasur dy dëshmi kontradiktore. Në të parën ka dëshmuar se po ecte në rrugë, ndërsa në të dytë ai ka deklaruar se mjeti ishte fikur në rrugë.
Ka ndaluar për të marrë karburant në një pikë aty pranë dhe sipas tij ka harruar të ndezë sinjalizuesit, bllokazhin. Nuk e kishin patentën në kategorinë C.



