Zbardhen emrat e kandidatëve që janë kualifikuar për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.
Kandidatët që kanë plotësuar kriteret e vendosura dhe që janë kualifikuar për të qenë pjesë e KLP janë: Mirela Bogdani, Oriona Muçollari, Eneida Sema, Sander Beci, Gent Ibrahimi, raporton Report TV.
Ndërkohë dy kandiatët që janë skualifikuar pasi nuk kanë përmbushur kriteret e kërkuara janë Darjel Sina dhe Erjola Canaj.
Gjithashtu Report Tv ka zbardhur edhe raportin e Kuvendit për sa i përket Këshillit të Lartë të Gjyqësorit duke zbuluar se kush janë kandidatët që janë kualifikuar.
Kandidatët që kualifikohen për KLGJ:
Mirela Bogdani
Maksim Qoku
Erjon Muharremaj
Ilir Panda
Kandidatët që skualifikohen për KLGJ:
Brunela Kullolli
Daniel Sina
Erjola Canaj



