Një ilaç që parandalon infektimin nga Covid-19. Ky është synimi i një sërë eksperimenesh që po kryhen në Britaninë e Madhe, siç raportohet nga “Guardian”. Terapia me antitrupa mund të sigurojë imunitet 6-12 muaj kundër sëmundjes dhe mund të jepet si trajtim urgjent për pacientët e shtruar në spital dhe të moshuarit në azile. Në këtë mënyrë, shfaqja e shpërthimeve të infeksionit në komunitetet e vogla vulnerabël do të shmanget. Ilaç mund të merret edhe nga nga ata që kanë një të infektuar në familje.
"Nëse mund të provojmë se ky trajtim funksionon dhe mund të parandalojë që njerëzit e ekspozuar ndaj virusit të zhvillojnë sëmundjen e lidhur me Covid-19 - thotë Profesor Catherine Houlihan, virologe në University College London Hospitals NHS Trust (UCLH) – kjo do të shtonte një element tjetër në arsenalin e armëve që po zhvillohen për të luftuar këtë virus të tmerrshëm".
Studiuesit e kanë pagëzuar si “ndjekësi i stuhisë”. Ilaçi është krijuar nga UCLH dhe AstraZeneca, kompania farmaceutike e cila, së bashku me Universitetin e Oksfordit, ka krijuar gjithashtu një nga vaksinat që do të përdoret kundër koronavirusit.
Qëllimi i studimit është të tregojë se kokteji i antitrupave mbron nga Covid për një periudhë midis gjashtë dhe 12 muaj. Subjektet e përfshira në provë marrin dy doza, njëra pas tjetrës. Nëse do të aprovohet, trajtimi do t'i ofrohej dikujt që ka qenë i ekspozuar ndaj Covid në tetë ditët e fundit. Ilaçi mund të jetë i disponueshëm nga marsi ose prilli nëse merr miratimin e organit rregullator kombëtar.



