
Ka nisur ceremonia e dorëzimit të çelësave të shtëpive të 544 banesave qytetarëve në Laç.
Filimisht presidenti turk Erdogan u prit me muzike dhe valle, ndërsa fjalen e mori kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, e cila falenderoi popullin turk dhe Presidentin Erdoga për ndihmën e dhënë.
"Është nder të mirëpres Presidentin Erdogan në këtë kompleks të rindërtuar nga gërmadhat që la pas tërmeti i 26 nëntorit 2019. Nuk di nëse do të gjej dot fjalët për t'i thënë falënderimet e duhura popullit turk, Presidentit Erdogan dhe të gjithëve. Në emër të qytetarëve dhe banorëve të kësaj lagje të re ju falënderoj nga zemra për bujarinë dhe solidaritetin e treguar në ditët tona më të vështira. Ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer të kompanive shqiptare të angazhuara në ndërtimin e kësaj lagjeje kaq cilësore me kompaninë turke që dua t'i falënderoj për profesionalizmin e saj. Jam shumë i lumtur për të gjitha ato familje që iu riktheu shpresa dhe buzëqeshja dhe do të kenë mundësi të banojnë në këto shtëpi të pakrahasueshme me më parë", tha Cara.
Fjalën pas saj e mori ministri i Mjedisit dhe Urbanizmit në Turqi, Murat Kurum. Ai ka vlerësuar marrëdhëniet e ngushta mes Turqisë dhe Shqipërisë.
Ministri tha se lidhjet rrënjësore që ekzistojnë mes dy vendeve kemi ndarë gëzimet dhe telashet e pikëllimet.
‘Shpreh ngushëllimet për familjet e pikëlluara që kanë humbur familjarë dhe uroj që zoti t’i shërojë ata. Sot jemi këtu për ceremoninë e inaugurimit që kemi ndërtuar këtu pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Vëllezër dhe motra të prekura nga tërmeti uroj të jetojnë të lumtur në strehat e tyre të reja dhe të ngrohta. Duke u nisur nga lidhjet rrënjësore që ekzistojnë mes nesh kemi ndarë gëzimet dhe telashet e pikëllimet. Me atë mobilizimi që ne vepruam në vendin tona gatë tërmetit, përmbytjeve dhe zjarreve, me të njëjtën ndjeshmëri vepruam edhe për Shqipërinë dhe qytetin e Laçit. Ne do të vijojmë të jemi pranë jush edhe në të ardhmen”, tha ministri.
Në ceremoninë e e shpërndarjes së çelësave të banesave në Kurbin, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar këtë ditë si “të veçantë”.
Për Ramën, Erdogan është një “mik i çmuar, jo vetëm i shqiptarëve, por edhe i imi”.
Numri një i Qeverisë shqiptare u kthye pas në kohë, në takimin e parë me presidentit turk, duke u shprehur se dikur ai i kishte thënë “Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time”.
“Jam krenar që mund ta quaj veten mikun e tij”, deklaroi Rama.
“Kjo është një ditë e veçantë, unë do flas sa më shkurt. Sot të gjithë duan të dëgjojnë mikun e madh të Shqipërisë, kam nderin ta them mikun tim të çmuar Erdogan.Dua të tregoj një episod që nuk kam për ta harruar kurrë, nga takimi i parë me presidentin që asokohe ishte kryeministër. unë isha i ndrojtur se e njihja nga larg, nga TV, nga tv nuk duket dhe aq i buzëqeshur. Me thënë të drejtën dhe kur u takuam dhe ishim ulur ballë për ballë më shikonte por nuk buzëqeshje dhe unë akoma nuk isha bërë kryeministër. Më thotë, dëgjo këtu, Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time. Shqiptarët janë në zemrën e popullit turk. Unë tha dëshiroj që ti të jesh vëllai im. Por do të them vëlla kur ti si kryeministër të meritosh respektin e popullit tënd. Pak a shumë të gjithë e dini vazhdimin. Unë jam shumë krenar që mund ta quaj veten mikun e Erdogan.
Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, në fjalën e tij, u shpreh se gëzimi i shqiptarëve është edhe gëzimi i tij.
“Vëllai i qëndron pranë vëllait, kur ka nevojë dhe jo kur thirret”, deklaroi Erdogan.
Sipas tij, pas tërmetit, Qeveria turke u mobilizua për të ndihmuar Shqipërinë.
“Duke qenë si një popull i një vendi që ka përjetuar dhimbje të ngjashme shumë herë më përpara, tërmetet e 21 shtatorit dhe 26 nëntorit, na lënduan, njëjtë si populli shqiptar. Sapo morën lajmin e hidhur për tërmetin, menjëherë u vumë në lëvizje për të ndarë dhimbjen e njerëzve të zonës që ishin prekur nga tërmeti. E njëjtë siç e theksoi dhe miku im, Edi Rama, dhe në fjalën e tij, vëllai i qëndron pranë vëllait, kur ka nevojë, dhe jo kur thirret. Ne sollëm ndihma, pajisje. Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me mikun tim, kemi bërë të mundur ndjekjen nga afër të këtyre punimeve që kishin filluar. Unë personalisht jam aktivizuar dhe morëm së bashku iniciativa që përgjatë këtij procesi të tërmeti, për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë, nisëm kontaktet tona me komunitetin ndërkombëtar. Turqia ishte e para që i erdhi në ndihmë Shqipërisë, një shenjë e fortë solidariteti mes dy vendeve. Ne morëm vendim duke firmosur dhe një memorandum mirëkuptimi që shtëpitë, banesat, që ishin të rrënuara, të ribëheshin, rindërtoheshin nga zero. Sot po i dorëzojmë këto banesa, që janë 522 njësi banimi, që kanë kushtuar 42 mln euro. që në këto momente, dua t’ju uroj përfituesve; t’i gëzoni këto banesa, shtëpi! falënderoj të madhin Zot që edhe gjatë këtij procesi, edhe pse Turqia u sprovua me shumë fatkeqësi, tërmete, zjarre, etje, ne përmbushëm dhe përmbajtëm premtimin tonë ndaj shqiptarëve. Dhe tani po theksoj një gjë; shenja e vëllazërisë nuk është kur ti të vish kur të thërrasin, por të qëndrosh pranë vëllait tënd kur ka nevojë. Ne do vazhdojmë t’ju qëndrojmë pranë. Shpresoj që kjo miqësi, me baza kaq të forta do të vazhdojë deri në pafundësi.”.
Erdogan u vlerësua dhe me titullin “Qytetar Nderi i Kurbinit”, të cilin ia dorëzoi kryetarja e Bashkisë, Majlinda Cara.
Në nder të tij, u mbajt edhe ceremonia e emërtimit të sheshit në qytetin e Laçit, që duke filluar nga 19 janari do të mbajë emrin Sheshi “Erdogan”.



