
Një alternativë e re e qendrës së djathtë, lëvizja e re “Mundësia” është në përgatitje për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Kryetari i saj Agron Shehaj, tha në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, se një nga arsyet kryesore që partitë e mëdha kanë avantazhin janë mundësitë financiare që ato kanë, teksa partitë e vogla përballen me sfida të këtij lloji.
Ideja për krijimin e një partie politike bashkë me një grup themeluesish ishte e dhjetori të vitit të kaluar dhe në qershor patëm konventën e partë të partisë.
Tani po merremi me takimin me qytetarët në gjithë rrethet, janë takime dhe punë organizative, jemi duke krijuar degët nëpër rrethe, kemi krijuar degët në Vlorë, Korçë, Durrës dhe kudo ku shkojmë bëjmë edhe inagurimin dhe bëjmë takimet e hapura. Shohim që ka kërkesë për ndryshim dhe nevojë për zgjidhje.
Në këto tetë vjet në politikë, jam përplasur me ministra, parlament, oligarkët. Përveç kësaj jemi duke bërë takimet, nuk është e lehtë sfida është e vështirë. Një nga arsyet kryesore ka qenë mungesa e organizimit, këmbëngulja dhe kjo bën diferencën. Avantazhi më i madh që kanë partitë e mëdha politike janë mundësitë financiare që përkthehet në mbështetje.
Unë mendoj se mundësitë për rotacion politike janë të ulëta, por ne garojmë në kushte kur pala tjetër ka mundësi financiare të jashtëzakonshme.
Problemi kryesor i rotacionit politik është manipulimi që i bëhet opinionit publik nëpërmes mediave, me paratë tona. Ne duhet të fitojë besimin e shqiptarëve
Kreu i partisë “Mundësia” u ndal te çështja e SPAK dhe fakti se ajo nuk i zgjidh problemet që ka vendi.
Ka një pritshmëri të madhe për SPAK, tani ne presim që SPAK të bej zgjidhje të gjitha problemeve këtu, është e pamohueshme që s’ka bërë asgjë, pjesërisht kanë vepruar por duket sikur ka një vijë të kuqe që na tregon se deri më sot ajo se ka kaluar dot.
Dhe vija e kuqe është te Rama, Velija, Balla, të gjithë emrat e rëndësishëm përveç atyre që ishin të rëndësishme dhe u prishen me pushtetin.
Ajo që është e rëndësishme është se problemet e Shqipërisë nuk i zgjidh SPAK, Shqipëria ka probleme politike, ka nevojë për një alternativë të rëndësishme që mund t’i sjell vendit një qeverisje të pakorruptuar. Kjo është detyra jonë.



