
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka priti sot në takim të dërguarin special të Kryesisë së OSBE-së, Artur Dmochowski.
Ne mbështesim plotësisht Kryesinë Polake në drejtimin e OSBE-së në këtë kohë vendimtare për paqen dhe sigurinë në Europë.
Në vijim ajo shton se Shqipëria është e përkushtuar ndaj rendit të bazuar në rregulla ndërkombëtare dhe do të punojë ngushtë me aleatët për të ndalur luftën në Ukrainë.



