Në lokalin e ish-sekretarit të PD Përrenjas u hodh granatë, vihen në pranga dy të dyshuar

Në lokalin e ish-sekretarit të PD Përrenjas u hodh granatë, vihen në pranga dy të dyshuar

Policia e Elbasanit njofton se ka zbardhur ngjarjen ku pretendohej se ishte hedhur lëndë plasëse në një lokal në Përrenjas, në pronësi të ish-sekretarit të Partisë Demokratike.

Nga hetimet rezultoi se në verandën e lokalit të shtetasit Dhimitër Kokonozit, nuk është hedhur lëndë plasëse tritol, por një granatë dore.

Ndërkohë janë arrestuar dy autorët e dyshuar, njëri prej të cilëve me precedent të theksuar kriminal, në Shqipëri dhe në Itali, për vepra penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe pronës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd,  nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, në vendngjarje, me qëllim grumbullimin e çdo prove për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje, identifikuan, shoqëruan dhe ndaluan  shtetasit:

R. K., 23 vjeç dhe A. P., 41 vjeç, të dy banues në lagjen Nr. 2, Përrenjas, Librazhd. Nga veprimet hetimore të deritanishme rezulton se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorët e dyshuar të hedhjes së një granate dore, në verandën e lokalit të shtetasit Dhhimitër Kokonozi.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan dy aparate celulare. Aktualisht vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të motivit dhe të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Lidhur me këtë rast materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy