Nxitja e turizmit, Klosi: Status special investitorëve për hotelet me 4 dhe 5 yje

Nxitja e turizmit, Klosi: Status special investitorëve për hotelet me 4 dhe 5 yje

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, tha se një nga strategjitë për nxitjen e turizmit në vend është dhënia e një statusi special për investitorët me peshë. Klosi tha se do të mbështeten investimet në hotele me 4 dhe 5 yje, një biznes i munguar, që na vendos në disavantazh me vendet fqinje.

“Bëjmë këto favore për hotelet me 4 dhe 5 yje për t’u bërë konkurrentë me vendet e rajonit. Kemi një potencial të madh turistik dhe duhet të krijojmë lehtësira fiskale. Kemi kapacitete për turizëm elitar, por duhet të kuptojmë që jemi në një konkurencë të vështirë. Në të gjitha rastet është një biznes i munguar në vend. Kemi kërkesa të konsiderueshme nga operatorët të cilët janë në lëvizje. Emrat e mëdhenj të hoteleri-turizmit kanë qenë në Shqipëri për t’u interesuar”, tha Klosi.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy