Alisa Shevchenko, është hakerja ruse e cila është vendosur në listën e sanksioneve të Shtëpisë së Bardhë, pasi dyshohet se ka ndihmuar presidentin rus Putin të ndikojë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Alisa Shevchenko është një hakere shumë e aftë, e cila punësohet nga biznese të mëdha për të gjetur dobësi në sigurinë e tyre online. Kompania e saj është përfshirë në listën e sanksioneve nga qeveria e SHBA-së gjatë javës së kaluar, ndërsa ajo mohon akuzat se është përfshirë në zgjedhjet amerikane, raporton ‘The Guardian’.
Sipas autoriteteve të inteligjencës amerikane, kompania e Alisa Shevchenko, e quajtur ‘Zor’ i ka ofruar informacione të rëndësishme inteligjencës ruse në lidhje me zgjedhjet në SHBA.
“Një vajzë e re, hakere dhe kompania e saj mund të duket si e përsosur për qëllimet e tyre. Unë nuk mundohem të fshihem, unë udhëtoj shumë, dhe jam një person shumë miqësor dhe komunikues. Unë nuk kam shumë pushet dhe para”- ka thënë Alisa Shevchenko duke mohuar akuzat e SHBA-së.
Kompania e saj ishte një surprizë në përfshirjen e listës së sanksioneve të SHBA-së të lëshuar javën e kaluar, së bashku me zyrtarët e lartë rus të agjencisë së inteligjencës dhe dy hakerat.
Përveç sanksioneve, SHBA ka dëbuar 35 diplomatët rusë nga vendi, dhe tha se do të marrë masa të mëtejshme, por nuk dhënë detaje të mëtejshme.
