
Presidenti i Kosovës Hashim Thaci, homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç dhe Përfaqësuesja e Lartë e për Politikën e Jashtme e BE-së, Federika Mogherini janë takuar në Sofie ku diskutuan për dialogun. Thaçi tha se palët u dakordësuan të nisë sa më parë faza finale e dialogut, me ndërmjetësimin e aktorëve të huaj. Ndërsa Vuçiç foli shkurt duke thënë se ishte një takim kortezie.



