Veliaj në SPAK, Çaça: Procesi hetimor ka arritur në pikën finale, dyshoj se çështja do pushohet (VIDEO)

Veliaj në SPAK, Çaça: Procesi hetimor ka arritur në pikën finale, dyshoj se çështja do pushohet (VIDEO)

Prej orës 09:00 kryebashkiaku i Tiranës po dëshmon para agjentëve të BKH-së si person që ka dijeni në lidhje me hetimin e nisur nga Prokuroria e Posaçme. Burimet bëjnë me dije se Veliaj është thirrur në SPAK me kërkesë të prokurorit Ols Dado.

Lidhur me këtë avokati Përparim Caca në një lidhje skype me MCN Live u shpreh se kjo është hera e dytë që Veliaj shkon dhe dëshmon në SPAK çka hedh dyshime për korrupsion nga ana e tij.

Ai tha se procesi hetimor ndaj Veliajt ka arritur në pikën finale, por se rikthimi i tij në SPAK tregon se kryebashkiaku është në probleme. Sipas tij dëshmia sot është për disa afera dhe jo vetëm për hetimin pasuror, por ajo që dyshoj është se kjo çështje do të pushohet.

Drupal Ad

Kjo është hera e dytë që Veliaj shkon në SPAK, e para ka qenë 24 prill 2024 në të cilën ishte për hetim pasuror dhe janë dhënë të gjithi deklarimet nga ana e tij, por si duket ‘kolegët’ e kanë kthyer për zhvillimet e reja që kanë ndodhur, sot janë marrë dhe janë kthyer telefonat dhe e rëndësishme është se kemi të bëjmë me një procedim penal të dyshuar gjithmonë të korrupsionit pasiv kështu që unë mendoj se hetimi ka hyrë në pjesën finale.

Besoj se në deklarimin e dhënë do jepen gjetjet për bashkëshorten dhe vëllain e tij.

I pyetur se çdo të thotë hetimet kanë arritur në pikën finale, Çaça tha se beson se deklarimi i sotëm ka të bëjë pikërisht me atë që është konstatuar nga sendet e sekuestruara dhe përftuara prej tyre.

Nëse do ishin shteruar të dhënat nuk do të kishte arsye pse të rikthehej sot pas 24 prillit. Prandaj nuk është aq e lehtë, paraqitja e tij është mbi bazën            e atyre që janë konstatuar e gjetur në sajë të hetimit. Për momentin ne jemi se sot kemi një deklarim të dytë dhe do të jetë gjithëpërfshirës, që s’mund të jetë vetëm për hetim pasuror, por për disa afera.

Por ajo që po them është se nëse s’do kishte të reja nga hetimi Veliaj nuk do kishte pse të kthehej në SPAK.

Besoj se do kemi zhvillime të reja dhe SPAK që s’po ka pushime në këto festa do të thotë se po punon për të konkluduar nëse ka apo jo, por  pavarësisht veprimeve hetimore ndoshta mund të shkojë me pushim procedimi penal.

Fakti që rikthehet është thjeshtë për të thënë se SPAK po bënë punën e vetë dhe po ezauron të gjithë procesin hetimor se gjyqësor s’kemi në rastin konkretë. Po të kishte elementë të veçantë do duhej të shoqërohej me masë sigurimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy